Botë Lajme

Melania Trump e fton Prindon Sadriun në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë pjesë më 24 dhe 25 mars në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të nismës Fostering the Future Together, i cili do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit, me ftesë të Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Sipas njoftimit të Presidencës, pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për përfitimin e nxënësve dhe fëmijëve nga projekte, programe dhe inovacione të kompanive të njohura amerikane të teknologjisë.

Në fokus të kësaj nisme janë përdorimi i platformave të avancuara digjitale, inteligjenca artificiale dhe mjetet e reja edukative, të cilat synojnë të mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të fëmijëve dhe të rinjve.

POSTIMI