Ish-ministri Bejtush Gashi në “Info Magazinë” në Klan Kosova tha se kompromiset e Kurtit për serbët e Kosovës janë kundërkushtetuese.
Gashi theksoi se ky është një vendim kundërkushtetues, duke u mbështetur në nenet 1 dhe 3 të Kushtetutës së Kosovës, që përcaktojnë se autoriteti dhe sovraniteti i Kosovës duhet të jenë të vlefshme në gjithë territorin e saj.
“Është një vendim kundër kushtetues nëse i referohemi nenit 1 dhe 3 që në mënyrë taksative pëërcakton se shtrirja e autoritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë duhet të jetë valide në tërë territorin e Kosovës”, tha Gashi.
Ai theksoi se duhet të sqarohet se ligji është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe se presioni ndaj Kosovës për të pranuar ndryshimet është në thelb një tentativë për të ruajtur ndikimin e Serbisë në Kosovë, përmes njohjes së dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele.
“Duhet sqaruar se ky ligj është i standardeve të Bashkimit Evropa, në të gjitha shtetet e BE-së aplikohet. Mënyra se si i bëhet presion Kosovës që të pranojë ndryshimet që realisht janë ruajtja e ndikimit të Serbisë në Kosovë përmes njohjes së dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele”, tha ndër tjerash ai.
