Mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministrit britanik Keir Starmer pati krisje pas refuzimit të Starmer i bëri SHBA’së që të përdorte bazat britanike për sulme ndaj Iranit. Vendim ky që pati zhgënjyer Trumpin i cili iu referua “jo ndihmues” dhe vendimin e Starmerit e shihte një gabim strategjik.
Kjo pasi Trump bëri një kërkesë të dytë, këtë herë për dërgimin e anijeve luftarake në Ngushticën e Hormuzit, për të mbrojtur rrugën kyçe të tregtisë së naftës.
Në këtë kërkesë ai i ka përfshirë edhe aleatë të tjerë ndërkombëtarë, duke përmendur Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina, duke i bërë thirrje që të angazhohen për të mbrojtur rrugën detare nga sulmet dhe kërcënimet ndaj anijeve tregtare.
Sekretari britanik për Energjinë, Ed Miliband, tha se Londra po konsideron “çdo opsion” dhe është në diskutime me aleatët, përfshirë SHBA-në, për mbrojtjen e anijeve tregtare, ndërsa shtoi se de-eskalimi i situatës mbetet opsioni më i mirë.
Miliband tha se Londra është tashmë në diskutime me aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, se si të mbrojë transportin detar në ngushticë.
