Kosovë Lajme

Arrestohet një peshkatar te Liqeni i Badovcit, kërcënoi rojën me armë

Sot gjatë kontrollit të rregullt nga rojet e peshkimit në Liqenin e Badovcit, është hasur një person duke peshkuar i cili kishte me vete një armë në brez.

I njëjti është arrestuar në Graçanicë.

Federata e Peshkatarëve Sportiv ka njoftuar se personi në fjalë e ka nxjerrë armën nga brezi me qëllim që të frikësojë dhe të kanosë rojën e FPSRK-së.

“Pas këtij veprimi, personi është larguar nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit të Kryetarit të FPSRK-së me Policinë e Kosovës, është bërë e mundur identifikimi dhe ndalimi i tij”.

“Pas intervenimit të Policisë së Kosovës, personi është arrestuar në hyrje të Graçanicës. FPSRK shpreh falënderim dhe mirënjohje për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin në këtë rast. Nuk ekem ndermend te Friksomi”, thuhet në njoftim.