Kosovë Lajme

Peci po bën ‘mirakëll’ në Mitrovicë, njoftoi se ka ndërmarrë 444 veprime për dy muaj

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, u krenua të shtunën se sa mirë po qeverisë ai në këto dy muaj sa është ai në krye të pushtetit lokal.

Fillimisht renditi varg pretendimet për shkeljet që gjeti nga pushteti i kaluar dhe pastaj veprimtarinë për t’i përmirësuar ato. Qindra veprime ishin ndërmarrë nga vetëm një drejtori pa kaluar dy muaj shkruan ai.

‘Dy ditë pa u bërë dy muaj nga emërimi i ekzekutivit, vetëm në njërën nga drejtoritë janë ndërmarrë 444 veprime. Përballë një gjendjeje të rëndë të trashëguar nga pushteti i kaluar…”

Më pas i hyri në hollësi veprimeve me pretendimin se do të askush s’do të jetë mbi ligjin gjatë qeverisjes së tij, një mburrje e ngutshme nga kryetari që vetë s’ështe larg skandaleve.