Kosovë Kronikë Policore Lajme

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të lënduarit ndërkaq janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri  automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, bëri të ditur Ahmeti.