Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, nën dyshimin se tentoi të trafikonte në Shqipëri një armë zjarri të vjedhur në Gjermani.
Sipas Policisë së Shqipërisë, i dyshuari tentoi të trafikonte edhe një veturë të tipit “BMW”.
“Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të fshehur në një automjet tip ‘BMW’ të vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova.Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, identifikohet dhe kapet shtetasi nga Kosova, që kishte porositur trafikimin e armës dhe automjetit.Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip ‘BMW’, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej automjeti tip ‘BMW’.Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë finalizuan operacionin e koduar ‘JAD 1′”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur nga Policia e Shtetit se gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
