Kosovë Lajme Politikë

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Takimi ndodh vetëm pas vendimit të Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgigjur  kryeministrit Albin Kurti për ftesën për takim për çështjen e presidentit.

Megjithatë, ka thënë se në takim do të shkojë vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

“E kam njoftuar se do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund”, ka shkruar Abdixhiku.