Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00 ka arrestuar një mashkull me inicialet M.Sh., shtetas kosovar.

Sipas njoftimit, ai kërkohej nga Interpoli me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale “Bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”.

Bëhet e ditur se me udhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.