Botë Lajme

Zvicër: Zjarr në një autobus, 6 të vdekur dhe disa të plagosur

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Zvicër ku kanë humbur jetën 6 persona.

Viktimat kanë ndërruar jete pasi një autobus në Coeur d’Alene u përfshi nga flakët.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë, shkruan euronews.

Videot e postuara paraqesin një automjet të përfshirë nga flakët dhe të shkatërruar plotësisht.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë Keystone-SDA se është ende shumë herët për të bërë ndonjë vlerësim në lidhje me shkaqet e zjarrit.

Një hetim është duke u zhvilluar, ndërsa dëshmitë flasin për një person që i vuri flakën vetes pasi derdhi lëng të ndezshëm mbi vete brenda autobusit.

Zona ku ndodhi incidenti është rrethuar nga autoritetet, ndërsa policia po u bën thirrje qytetarëve të mos i afrohen vendit të ngjarjes.

VIDEO