Kosovë Lajme

Lufta në Iran: A ka Kosova mjaftueshëm furnizim me naftë?

Kryetari i Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se furnizimi i Kosovës me derivate të naftës bëhet kryesisht përmes kompanive nga Shqipëria, ndërsa ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit për vendosjen e çmimit tavan për karburantet.

Berjani ka thënë se kompanitë në Kosovë po furnizohen nga kompanitë shqiptare dhe se çmimet e importit janë rritur ndjeshëm.

“Sot me pakicë e kam blerë naftën me 1.53 euro, vetëm që të mos mbetet Kosova pa naftë. Jemi në një fazë ku nuk po e shikojmë çmimin. Sonte dhe nesër, nëse shkojmë në Shqipëri për ta marrë një litër naftë, importi na kushton rreth 1.60 euro për një litër”, ka deklaruar ai për indeksonline

Ai shtoi se nuk është i kënaqur me vendimin e ministres për vendosjen e çmimit tavan, duke theksuar se kompanitë duhet të kenë më shumë hapësirë për të manovruar në treg.

“Sot në treg çmimet janë rreth 1.33 euro për një litër, ndërsa vetë e kam blerë me 1.55 euro. Nuk duhet të mbetet vendi pa naftë”, është shprehur Berjani.

Sipas tij, qëllimi i kompanive është që tregu të mos mbetet pa furnizim me derivate, pavarësisht lëvizjeve të çmimeve në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ndërsa Indeksonline mer vesh se çmimi i importit të naftës aktualisht sillet nga 80 deri në 95 cent për litër, pa përfshirë taksat. Pas përfshirjes së taksave dhe obligimeve të tjera fiskale, çmimi rritet ndjeshëm në tregun vendor.

Ndërsa para konfliktit në vendet e Lindjes Indeksonline mer vesh se në tregtinë me shumicë, marzha për një fuçi (barrel) të naftës llogaritet ishte me çmim 40 deri në 45 cent.