Botë Lajme

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të çmimeve të naftës, të cilat kanë kaluar 100 dollarë për fuçi, si pasojë e sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit që ka nisur javën e kaluar.

Trump minimizoi ndikimin e kësaj rritjeje, duke thënë se është i përkohshëm dhe se çmimet do të bien kur programi bërthamor i Iranit të shkatërrohet. Ai shtoi se ky është një “çmim i vogël” që duhet paguar për paqen dhe sigurinë globale dhe se vetëm budallenjtë mund të mendojnë ndryshe.

Rritja e çmimeve po reflektohet në të gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku çmimi i benzinës ka kaluar 4 dollarë për galon (rreth 1.06 dollarë për litër). Ky zhvillim mund të paraqesë një sfidë politike për Partinë Republikane dhe për Trumpin përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Edhe pse Uashingtoni priste një përfundim të shpejtë të konfliktit, pas vrasjes së Ajatollah Ali Khamenei, luftimet vazhdojnë./