Presidentja Osmani ka treguar momentin e takimit me Kurtin, kur ky i fundit vendosi që të mos e përkrah kandidaturën e saj për Presidente, përcjell Periskopi.
Ajo deklaroi:
“Sa më shumë që punoja me opozitën që votat për mua të ishin aty. Dhe ju e dini që e ka konfirmuar edhe kryetari i LDK’së që unë nuk kam pasur qëndrim refuzues në raport me emrin tim. Ka parti të tjera që asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht që nuk do të marrin pjesë në rast se propozohet emri im. Kur u qartësua në fakt se ka shanca që unë të zgjedhem, nga Kryeministri Kurti më erdhi një vlerësim i ri që ishte: që GP i VV’së dhe ai personalisht nuk e përkrahë kandidaturën time”, tha nder te tjera Osmani ne emisionin Syri.tv, transmeton Periskopi.
