Kosovë Lajme Politikë

Kur do ta shpallë daten e zgjedhjeve Vjosa Osmani – Flasin nga Presidenca

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pavarësisht takimit me liderët e partive politike ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajten e zgjedhjeve të reja.

Për këtë kanë thënë nga Presidenca se Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve.

“Siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media në Presidencë.