Investigime Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aktakuzë ndaj një hetueseje policore, keqpërdori informatat zyrtare

Prokuroria Themelore në Prishtinë,përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës F.B., hetuese policore për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Siç njofton Prokuroria, pas zhvillimit të hetimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura në cilësinë e personit zyrtar në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, “duke keqpërdorur informatën zyrtarë, në të cilën ka pasur qasje si rezultat i detyrës zyrtare, ashtu që me kërkesën privatë të mikut të saj A.P., e me qëllim që ky i fundit të përfitoj përparësi që nuk i takojnë, e pandehura përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK)”.

Tutje në njoftim thuhet se e pandehura “ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M., të cilat të dhëna përmes rrjetit social “WhattsApp” ia ka dërguar personit A.P., i cili me qëllim të diskreditimit të dëmtuarit i ka publikuar në emisionin televiziv të datës 20.12.2025”.

POSTIMI