Kosovë Lajme

“1-shat” e hipin çmimin në 1 euro pas rritjes së naftës 

“1-shat”, apo taksistët që operojnë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin në 1 euro.

Shoferët deklaruan se ngritja e çmimit nga 0.70 euro në 1.00 euro vjen për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Sipas tyre, ky vendim erdhi detyrimisht pasi nuk mund të mbulojnë shpenzimet e tyre gjatë operimit Prishtinë-Fushë Kosovë dhe anasjelltas.