Kosovë Lajme Politikë

Zëdhënësi i Qeverisë: LVV në 2011 dhe 2016 pati probleme me emrat për president, Hamza nuk i tha asgjë Kurtit për Konjufcën

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka reaguar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Sipas Manxhukës Lëvizja Vetëvendosje përgjatë viteve 2011 dhe 2016 kishte pasur problem me emrat e përveçëm që ishin zgjedhur president të vedit.

 “Si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe. Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici.

Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën”, ka shkruar Manxhuka.