Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Kuba dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe po negocion për këtë çështje me të dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Teksa foli në takimin “Mburoja e Amerikave” të liderëve të Amerikës Latine në Miami të Floridës, Trump deklaroi se Kuba ishte “në fund të rrugës”.
“Ata duan të negociojnë dhe po negociojnë me Rubion, mua dhe disa të tjerë, dhe mendoj se mund ta arrijmë lehtë marrëveshjen me Kubën”, deklaroi Trump.
Trump tha dje në një intervistë me CNN se ishte i bindur se Kuba ishte në prag të kolapsit.
“Kuba, meqë ra fjala, do të bjerë së shpejti”, tha ai, teksa vuri në dukje sukseset ushtarake të Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të tij të dytë.
