Kosovë Lajme

Ish-diplomati shqiptar thotë Kurti s’arriti ta tejkalojë xhelozinë për Vjosa Osmanin prandaj s’e bëri prapë presidente

Ish-aktivisti i çështjes së Kosovës gjatë viteve 90-ta, Mal Berisha, i cili kishte vepruar në kuadër të Ligës qytetare Shqiptaro-Amerikane AACL dhe Vatras në New York, në një intervistë për Euronews Albania ka lavdëruar punën e bërë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas tij, Osmani ka marrë pjesë edhe në një prej platformave më të shikuara ndër vite si Bordi i Paqes dhe thotë se kjo ka nxitur edhe xhelozi tek Kurti.

Berisha ka thënë se Kurti do të duhej të linte anash egon dhe t’ia jepte Osmanit edhe një mandat presidencën, por një gjë e tillë s’ndodhi.

“Vjosa arriti të ishte në një prej tribunave më të shikuara në histori të njerëzimit siç ishte Bordi i Paqes. Ajo flet shumë mirë, tezat e saj janë shumë të pranueshme për opinionin botëror. Kur bën xheloz ata që nuk e duan Kosovën, në këtë moment duhet harruar egoja dhe xhelozia personale, duhet thënë vazhdoje se kjo i bën mirë Kosovës, por kjo s’ndodhi”, ka thënë ish-ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha.