Kosovë Lajme

Osmani nuk i përmend emrin Kurtit: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme

Vjosa Osmani sot Përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme dhe është për të ardhur keq që kemi arritur deri këtu.

Sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Në një republikë kushtetuese ekziston diçka që është mbi kalkulimet partiake dhe mbi interesat e momentit: Kushtetuta. Ajo është kontrata themelore e shtetit dhe e qytetarëve.

Ky dështim nuk ishte as i rastësishëm dhe as i pamenduar; përkundrazi, ishte i kalkuluar dhe i menduar, gjë që është edhe më shqetësuese.

Mandati i presidentit të ri duhej të përfundonte më 4 prill. Kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit për zgjedhjen e tij. Ky afat tashmë ka skaduar. Nuk kemi të bëjmë me një debat politik, por me një fakt të qartë kushtetues.