Kosovë Lajme Politikë

Kurti paralajmëron lëndë të re në Gjykatë Kushtetuese kundër dekretit të Osmanit

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media tha se dekreti i nxjerrë nga presidentja Vjosa Osmani për shpërndarje nuk është kushtetues.

“Dekreti s’është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit vetëm në rastet e paracaktuara nga Kushtetuta. Kjo përbën edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese, le të presim me qetësi dhe durim ndërkohë që qeverisim mbarë e mirë si gjithnjë. Ajo që duhet ta pranoj është se na u pamundësua një seancë e Kuvendit në orën 14:00 ka qenë e planifikuar që sot të mbahej edhe një seancë që të miratoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare në të mirë të vendit”.