Kosovë Lajme Politikë

Albulena Haxhiu mbrëmë i drejtua Kushtetueses, Osmani i përgjigjet: Vetëm vendimi i Gjykatës e pezullon afatin, jo kërkesa

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar mbrëmë Gjykatës Kushtetuese t’i pezullojë afatet kushtetuese përkohësisht lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pak minuta para afatit për emërimin e tij.

Kësaj i dha përgjigje presidentja Vjosa Osmani në konferencën e sotme për media ku njoftoi se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Asnjë kërkesë për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese nuk e pezullon automatikisht rrjedhjen e afatit kushtetues. Vetëm një vendim i gjykatës do të mund ta bënte një gjë të tillë”, tha Osmani.