Kosovë Lajme Politikë

A rrinë PDK në sallë, a ke emër për President? – Ja çka thotë Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pavarësisht zhvillimeve, do vendosin nëse do të hyjnë ose jo në sallën e Kuvendit nëse do të krijohet mundësia për të hedhur në votimin çështjen e presidentit/es.

Hamza pati dhe një përgjigje në atë kur u pyet se cka ndodh nëse nuk kandidohet edhe një emër për president, pasi që deri më tani është vetëm emri i Glauk Konjufcës, por që nuk e krijojnë mundësinë për t’u thirr seanca për votim, pasi që duhet dhe një kundërkandidat.

“E pra, çfarë do të ndodhë, t’ia lëmë kohës, ashtu që mos të paragjykoj. Ndoshta partia ka të tjerë, ndoshta koalicioni qeverisës i ka dy kandidatë”, tha Hamza

Ai u pyet edhe a do të hyjë në sallë PDK.“Merret vendimi në bazë të zhvillimeve që do të ndodhin”, tha ai.