Kosovë Lajme

Konferenca e ‘zëdhënëses së VV’ – Bajrami: Mashtrues, s’ka me ju ecë jeni në rënie të lirë

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, reagoi ashpër pas deklaratës së kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e cila tha se nuk mund të thërrasë seancën për zgjedhjen e presidentit pa qenë në garë dy kandidatë.

Bajrami e quajti LVV-në mashtruese, duke shtuar se ata kanë mjaftueshëm vota për të propozuar edhe një kandidat tjetër.

“Mashtrues, 66 vota i keni, sa herë është zgjedhë presidenti, edhe kundërkandidatin e ka propozu partia prej të cilës ka ardhë presidenti, pra 66 deputetë mund t’i bëjnë lehtë nënshkrimet për dy kandidatë. Por, ju e dini mirë se kurrë president pa marrëveshje ose koncensus nuk është zgjedhë. Prapë po doni me lujtë me kartën e përgjegjësisë a?”, shkroi Bajrami.

Ajo gjithashtu kritikoi qeverisjen e VV-së, duke theksuar se partia është “në rënie të lirë”.

“Jo kesaj here nuk ka me ju ecë. Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër. Sa ma lart ngjitesh, ramja dhemb më shumë, por në rastin e juaj ramja është e domosdoshme, sepse ju jeni abuzues të vullnetit të popullit”, deklaroi Bajrami.