Kosovë Kronikë Policore Lajme

Pejë: 58 vjeçari vdes në vendin e punës, dyshohet për arrest kardiak

Një 58 vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.

Kështu bëri të ditur Policia.

Tregoi se viktima ishte gjetur nga një i afërm i cili kishte shkuar ta vizitonte atë gjatë ndërrimit të natës.

“Ajo krejt çka dihet deri më tani është se policia e ka lokalizuar vendin e ngjarjes, një person ka shkuar dhe e ka gjetur atë në vendin e punës, i cili thuhet se ka qenë në ndërrimin e natës dhe dyshohet se ka pasur arrest kardiak. Deri në këto momente thuhet se vdekja ka ndodhur papritmas”, deklaroi Daci.