Botë Lajme

‘Miqësia’ speciale e britanikëve: Starmer tash i lejon ShBA’së veprimet nga bazat ushtarake

Kryeministri britanik Keir Starmer sapo ka ndarë një deklaratë me video në X. Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar do të lejojë ShBA-në të ndërmarrë veprime mbrojtëse nga bazat ushtarake britanike.

“Partnerët tanë në Gjirin Persik na kanë kërkuar të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur ata… Ne kemi avionë britanikë në ajër si pjesë e operacioneve mbrojtëse të koordinuara… të cilët tashmë kanë ndalur me sukses sulmet iraniane,” thotë ai.

“Por e vetmja mënyrë për të ndalur kërcënimin është shkatërrimi i raketave në burim – në depot e tyre të magazinimit ose në lëshuesit që përdoren për të gjuajtur raketat.”

POSTIMI