Botë Lajme

Mbi 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, pas sulmit nga Hezbollahu

Të paktën 31 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban.

Kjo pasi Hezbollahu ndërmori një sulm ndaj Izraelit, ndërsa konflikti është zgjeruar me përfshirje të milicive të mbështetura nga Irani në Lindje të Mesme.

Irani lëshoi raketa drejt Izraelit dhe disa shteteve arabe të hënën, duke thelluar përshkallëzimin e luftës. Hezbollahu kreu një sulm ndaj Izraelit, i cili u kundërpërgjigj me bombardime në Liban, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën objektiva në territorin iranian.