Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se përmes misioneve diplomatike është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Lindje të Mesme, me qëllim të përcjelljes së gjendjes së tyre dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme.
Sipas të dhënave më të fundit:
Në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Republikës së Kosovës;
Në Arabinë Saudite 331 qytetarë;
Në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetarë rezident dhe 70 turistë të lajmëruar deri më sot;
Në Katar 75 qytetarë;
Në Kuvajt përafërsisht 60 qytetarë;
Në Bahrein 4 qytetarë;
Në Oman 2 qytetarë.
“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mire shëndetësore.Ministria është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të koordinuar me autoritetet e shteteve përkatëse për të identifikuar dhe siguruar opsionet më të përshtatshme për evakuimin e qytetarëve tanë, nëse kjo paraqitet si e nevojshme”, thuhet dnër të tjera në njoftimin e Minsitrisë së Punëvë të JAshtme.
Njoftimi i plotë:
