zraeli ka nisur një operacion ushtarak të gjerë kundër Iranit, i quajtur “Operation Lion’s Roar” – me goditje raketore mbi objektiva në Teheran dhe qytete të tjera iraniane.
Sulmi është bashkëkoordinuar me Shtetet e Bashkuara dhe përfshin objektiva ushtarake dhe infrastruktura kritike iraniane.
Ndërkohë, iranianët kanë ndërmarrë disa kundërsulme, por të cilat janë realizuar në vendet ku gjenden bazat ajrore amerikane.
Forcat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) thanë se bazat ajrore Al-Udeid në Katar, Al-Salem në Kuvajt, Al-Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe baza amerikane e marinës në Bahrein ishin objekt i sulmit.
Sipas mediave shtetërore iraniane, gjithashtu u sulmua baza ajrore Muwaffaq Al-Salti në Jordan, si dhe një bazë amerikane në veri të Irakut, shkruan cnn.
Shkalla e dëmtimeve po bëhet e qartë gradualisht: disa raketa u lëshuan ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe u kapen. Disa pjesë të raketave ranë në një zonë banimi, duke vrarë një civil, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Emirateve.
Një raketë goditi një objekt të marinës amerikane në shtetin e Bahreinit. Nuk ka raportime për viktima.
Një zyrtar i Katarit tha se ushtria e vendit ka rrëzuar dy raketa iraniane.
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Kuvajtit deklaroi se “sistemet e mbrojtjes ajrore ndërhynë ndaj raketave që po vinin”.
Forcat e armatosura të Jordanisë thanë se mbrojtja ajrore ka kapur me sukses dy raketa balistike që synonin Mbretërinë.
Ndryshe, përplasja aktuale është shkaktuar nga një kombinim faktorësh.
Deri në fillim të vitit 2026, tensionet u rritën për shkak të mosmarrëveshjeve për programin bërthamor iranian dhe bisedimet e dështuar për kufizime dhe verifikime.
Izraeli dhe SHBA-ja argumentojnë se veprimet janë me qëllim parandalimin e kërcënimeve potenciale, ndërsa Irani i sheh si sulm në sovranitetin e tij.
