Diplomati iranian dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, thotë se “nuk është në gjendje të konfirmojë” nëse anëtarët e udhëheqjes së lartë të Iranit, të cilët janë vënë në shënjestër nga SHBA-të dhe Izraeli, janë të padëmtuar.
Më parë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i tha NBC News se Lideri Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, është “gjallë” për aq sa di ai, por Irani “mund të ketë humbur një ose dy komandantë”.
“Mund t’ju them se shumë vende, shumë objektiva u goditën në të gjithë vendin”, thotë Baghaei, duke pretenduar se më shumë se 150 vajza u vranë dhe u gjymtuan.
Njoftohet se edhe vende të tjera arabe janë goditur nga Irani. Baghaei thotë se SHBA i kanë përdorur këto vende për të nisur sulme agresive kundër Iranit.
“Ne nuk po sulmojmë asnjë vend në rajon, nuk kemi problem me fqinjët tanë arabë. E vetmja gjë që po bëjmë është të kryejmë një akt vetëmbrojtjeje në ato baza [amerikane]”, thotë ai.
