Kosovë Lajme

Mëngjes i ftohtë, dita vazhdon e ngrohtë

Të Premten në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohtë në mes të ditës.

Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me acar sepse temperaturat gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm do të zbresin nga -2 deri në -4 gradë Celsius.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë dhe të luhaten nga 11 deri në 15 gradë Celsius.