Kosovë Lajme

Prattipati shkon për takim te Osmani, s’pranon të deklarohet

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, ka shkuar për takim tek Presidentja Vjosa Osmani.

Ajo nuk ka pranuar të deklarohet për media.

Të enjteve zakonisht mbahen takimet e rregullta mes Presidentes dhe Prattipatit.

Ndryshe, kanë mbetur rreth një javë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Osmani e ka shprehur synimin edhe për një mandat.