E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati ka përfunduar takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pratipatti nuk pranoi të deklarohej për media, gjë që njësoj bëri edhe me të hyrë në Presidencë.
Ky takim vjen pasi kanë mbetur rreth një javë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri.
Osmani e ka shprehur synimin edhe për një mandat.
