Kosovë Kronikë Policore Lajme

Identifikohen mbetje mortore të tre viktimave të luftës në Kosovë, rivarrosen të premten

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se mbetjet mortore të tre viktimave të luftës Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, të cilët ishin në Listën e Personave të Zhdukur dhe u identifikuan së fundmi përmes analizës shkencore të ADN-së, do të rivarrosen të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve.

Komisioni njofton se mbetjet e tyre mortore janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin.

Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u shpreh ngushëllime familjeve dhe riafirmon përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë