Kosovë Lajme

Arrestohen për ryshfet dy zyrtarë të KEDS-it

Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar në Ferizaj për ryshfet.

Sipas njoftimit nga Policia, të dyshuarit kanë pranuar 400 euro para të gatshme nga një qytetar me premtimin se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurt.

Policia rastin po e heton si “pranim i ryshfetit në sektorin privat”.

Lexo edhe:
Dënohet me 22 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në “Interex”
Spiropali takohet me Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë
Më pak se një javë afat, Jasharët mohojnë kandidaturën – partitë ende pa zgjidhje për presidentin
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

PRANIM I RYSHFETIT Në SEKTORIN PRIVAT

Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 25.02.2026-14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar zyrtarë të KEDS-it, pasi të njëjtit nga viktima mashkull kosovar, në formë ryshfeti kanë pranuar 400 € para të gatshme, me premtim se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.