Kosovë Kronikë Policore Lajme

U arrestua në Merdarë me 1 milion euro, pezullohet nga detyra polici shqiptar

Punonjësi i Policisë i Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar në pikën kufitare të Merdares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Një ditë më parë autoritetet e pikës kufitare të Merdares zbuluan se në automjetin më të cilin udhëtonte i riu ishin fshehur 1 milion euro.

A2 CNN raporton se Kaziu ishte larguar një ditë më parë në drejtim të Kosovës, pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim kishte dy ditë pushimi.

Kaziu nuk ka njoftuar drejtuesit e tij se do dilte jashtë kufirit.