Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit, më i gjati në historinë amerikane, vlerësoi të martën arritjet e tij ekonomike që sipas Trumpit, i sollën SHBA-së “epokën e artë”. Trump foli para Kongresit për një orë e 47 minuta rekord.
Fjalimi një orë e 47 minuta i Donald Trump ishte fjalimi më i gjatë i Kongresit Amerikan që ka parë një President për Gjendjen e Kombit. Por historia tregon se ai ka pasur një sfidues, ish-Presidentin Demokrat Bill Clinton.
Trump me fjalimin e tij të së martës, tejkaloi demokratin Bill Clinton, i cili foli për një orë e 20 minuta në vitin 2000.
Sa i përket fjalimit më të shkurtër të regjistruar për Gjendjen e Kombit, ky është një titull i mbajtur nga republikani Richard Nixon, i cili i ofroi Kongresit njëfarë lehtësimi duke folur për më pak se gjysmë ore kur mbaroi pas vetëm 28 minutash e 55 sekondash në janar 1972.
