Kosovë Lajme

Spiropali e nis vizitën në Kosovë me homazhe në Prekaz, pritet në Kullën e Jasharajve

Kryediplomatja e Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur vizitën e saj në Kosovë me homazhe në Kompleksion Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Spiropali bashkë me Ministrin për Punë të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Të dy më pas u pritën në Kullën e Jasharajve.

“Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë. Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar. Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë”, ka shkruar Spiropali.

Spiropali në vizitën në Kosovë pritet të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu.