Lajme Shqipëri

Kryediplomatja shqiptare viziton sot Kosovën, pritet nga krerët e shtetit

Ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët më të lartë të institucioneve shtetërore.

Fillimisht, Spiropalin do ta presë homologu i saj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca. Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Më pas ajo do të takohet edhe presidenten Vjosa Osmani. Takimi me Osmanin do të zhvillohet në orën 11:30.

Spiropali pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Kjo vizitë pritet të thellojë më tej bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, me fokus në koordinimin e politikës së jashtme, proceset integruese evropiane dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.