Kosovë Lajme Politikë

Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari: S’kam çka iu shtoj fjalëve të Muratit

Kur kanë mbetur vetëm edhe një javë për zgejdhjen e Presidentit të ri të Kosovës, anëtarë të familjes së Komandatit Legjendat të UÇK-së, Adem Jashari, të përfolur si propzoime të mundshme për të parin e shtetit e kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për president të vendit. 

Sot  Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, tha për VOX dse  nuk ka interesim apo qëllim për t’u bërë president i Kosovës, dhe se “ua kam bërë të qartë partive politike se cilat janë arsyet pse unë nuk e bëj, sepse mbi supet e mia rëndon një barrë e madhe”.

Ai u shpreh se mbiemri Jashari përfaqëson një barrë dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar se nuk e konsideron të drejtë, as moralisht dhe as profesionalisht, që emri i familjes Jashari të përdoret për qëllime politike, pasi që u takon të gjithë shqiptarëve.

Më vonë, u deklarua edhe Bekim Jashari, ish-kryetari komunës së Skenderajt. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se ai mban qëndrimin e djalit të xhaxhait, duke shtuar “nuk kam çka t’i shtoj kësaj, asnjë pikë apo presje”.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Prekaz të Skenderajt te familja Jashari. Ai ka konfirmuar për mediat se ka biseduar me Rifat Jasharin “për çështje politike”.

Kurse sot ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tha se nëse do të vinte një emër për president nga kjo familje, do të ishte një “konsensus automatik” në shoqëri.

Kosovës i duhet të nxitojë ta zgjedhë presidentin e ri të vendit deri më 4 mars, për t’i shmangur edhe një palë zgjedhje të tjera të parakohshme, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

Osmani nuk duket ta ketë mbështetjen e partive parlamentare për t’u rizgjedhur, ndërsa deri tani nuk janë përmendur emra të tjerë të mundshëm për president, pavarësisht se afti po soset.

Duke folur pas një takimi me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca tha se mes partive politike deri tani ka konsensus vetëm për një president që do të vinte nga familja Jashari.

Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar.