Kosovë Lajme

“E ka nxjerr Albini diellin sot”, fjalët e Spiropalit pasi takohet në qeveri me Kryeministrin

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali po vazhdon vizitën e saj në Kosovë.

Ajo është pritur në qeveri nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit në oborrin e qeverisë, Spiropali tha se “Albini ka nxjerr diellin sot“, duke iu referuar motit të mirë sot.

Spiropali pati takim edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën. Pas tij ajo takoi edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.