Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunimin e një gruaje.
Siç bën të ditur policia viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /
