Kosovë Lajme

Çështja e presidentit, Konjufca: S’duam qe përmes një emri të përveçëm të mbështesim për muri opozitën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca pas takimit me Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali në konferencën për media u pyet edhe për çështjen e presidentit. Konjufca tha se Kushtetuta e Kosovës e dallon qartë mënyrën e zgjedhjes së Qeverisë nga ajo e Presidentit, duke theksuar se për kreun e shtetit kërkohet një shumicë më e gjerë dhe bashkëpunim ndërmjet partive politike.

Ai tha se mazhoranca vlerëson se me një kandidat të njëanshëm nuk mund të sigurohen 80 votat e nevojshme, pasi nuk garantohet mbështetja e opozitës.Sipas Konjufcës konkludimi i mazhorancës, ani pse jo absolut, ai tha se është qe përmes një emri të përveçëm mos me mbështet për muri opozitën.Lexo edhe:Kurti takon ambasadorian italian, i rikonfirmohet mbështetja e Italisë ndaj KosovësSpiropali pas takimit me Osmanin: Është momenti i duhur që BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat“E ka nxjerr Albini diellin sot”, fjalët e Spiropalit pasi takohet në qeveri me Kryeministrin“Sa i përket Presidentit e dini dhe e keni të qartë që Kushtetua jonë qëllimisht e ka bërë një dallim të rëndësishëm mes mënyrës se zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë. Qeveria zgjedhet me një mazhorancë e cila është e thjesht, në Kuvendin e Kosovës dhe mjafton 61 deputetë për ta zgjedhur, por te Presidenti dallon kjo.

Dhe kjo në Kushtetutën tonë prej atyre që e kanë konceptuar në fillim dhe kanë marrë në përpilim, me siguri idea bazike ka qenë që një mazhorancë e thjesht mos me pas garancinë që vetë me zgjedh Presidentin, por me qenë kjo një lloj i bashkëpunimit edhe me forcat tjera politike që me ardhë te numri i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Këtë radhë s’po foli me emra të partive politike, por po flas me konceptet e mazhorancës, në Kuvend ajo mazhorancë që është prej 66 numrave ne jemi bind që nuk ka mundësi përmes nje emri që propozohet, një emri i njëanshem ta marrim dhe votën e garantume të opozitës për ti bërë 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës. Nuk po them që është absolut, sepse gjëra absolute nëe politikë nuk ka, por me përafërsi është konkludimi i mazhonrancës. Pra konkludimi është që përmes një emri të përveçëm mos me mbështet për muri opozitën”, tha ai.Sipas tij, për këtë arsye kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët opozitarë, përfshirë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si shenjë pjekurie politike dhe hap pozitiv për Kosovën.“Pikërësiht për këtë arsye Kurti ka bërë thirrje me i taku partitë, kryetarët. Deri tash i ka kry takimet, i ka pas pardje dhe dje takimet kryesore me Hamzën dhe Abdixhikun dhe ky është lajm i mirë për Kosovën. Është pjekuri e re sepse është përpjekje e mirë, e sinqertë, që së bashku të mund të ulemi dhe ta kuptojmë njëri tjetrin çka po synojmë. Keqkuptimet më të mëdha po lindin kur s’po merremi vesh diçka po dojmë.

Kur liderët e partive politike ulen dhe diskutojnë për orë të tëra është lajmë i mirë për Kosovën”, tha Konjufca.Rreth pyetjes se a është ai opsion për President, Konjufca tha se qëllimi i VV-së s’është ky.“Jo une mendoj që nuk është shtruar në këtë kontekst. Po ta kishte çasjen mazhoranca që do ta propozoj një president të VV-së, mendoj që është ajo që thashë në fillim që po dojmë me shmangë, se është me qitë opozitën para aktit të kryer. Kësaj radhe ky s’është qëllimi i mazhorancës”, tha ai.