Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër në Vushtrri, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti.
Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole me leje.
Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE – Gjilan 24.02.2026-18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjet dhe sekuestruar një revole me leje. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
