Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari që është arrestuar gjatë mëngjesit të së hënës, gjatë procesit zgjedhor ka ushtruar detyrën e kryesuesit të komisionit për numërim të votave të kandidatëve për deputetë.
Rasti lidhet me ngjarjen e raportuar më 23 janar, rreth orës 08:30, në Malishevë.
Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
FALSIFIKIM I REZULTATIT TË VOTIMIT
Malishevë 23.01.2026-08:30. Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
