Kosovë Lajme Politikë

Dikur zëvendëskryeministër, por sot ky është roli i Bislës në ‘Kurti 3’

Besnik Bislimi, në mandatin e kaluar mbante psotin e zëvendëskryeministërit të vendit, me përgjegjësi për integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.

Por sot Bisla nuk ka rolin që e kishte, siç po raportohet ai do të jetë udhëheqës i Zyrës për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategike, sipas vendimit të fundit të Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur të ndryshojë rolin e njërit nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Besnik Bislimi, duke e autorizuar për një pozitë më administrative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga Demokracia.com, Bislimi do të udhëheqë Zyrën për Ekspertizë, Zbatim dhe Mbikëqyrje Strategike, një strukturë që funksionon nën drejtimin e Kryeministrit, poashtu, në vendim thuhet se mandati i tij në këtë pozitë do të zgjasë për aq kohë sa zgjat mandati i Kryeministrit, ndërsa Bislimi obligohet të deklarojë pasurinë sipas legjislacionit në fuqi.