Kosovë Lajme

Pos çmimeve të tjera ekstreme, rritet edhe çmimi i mishit në Kosovë

Sikur të mos mjaftonin rritjet e përgjithshme të çmimeve të ushqimeve, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me një rritje të çmimit të mishit.

Ky përfundim është nxjerrur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Sipas të dhënave të ASK-së, çmimi që mishtoret paguajnë nga fermerët u rrit gjatë vitit të kaluar për 4.5%, duke u reflektuar direkt tek konsumatorët.

Nga viti 2020 deri në 2025, çmimet e produkteve blegtorale janë rritur gjithsej për 53%, duke intensifikuar shqetësimet për shtrenjtimin e vazhdueshëm të mishit.