Kryeministri Albin Kurti nesër do të takojë Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve me subjektet opozitare rreth çështjes së presidentit që mbetet urgjente.
Këtë e konfirmoi qeveria përmes një postimi në Facebook.
Kurti sot u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, ku folën edhe për çështjen e presidentit.
Të gjitha partitë opozitare kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim por kanë theksuar se presin marrëveshje politike për të zgjidhur çështjet dhe se i takon subjektit të parë të dalim me propozime për zgjidhje.
