Reshjet e borës kanë përfshirë sot Prishtinën dhe disa qytete të tjera të Kosovës.
Në disa vende është krijuar edhe shtresë si pasojë e reshjeve dhe temperaturat mbeten të ulëta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë dhe me kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Dita do të jetë kryesisht e vranët, por edhe me intervale me diell.
