Faqja online “Çarçafët e Shtëpisë”, e cila shet tekstil për shtëpi në rrjete sociale, po përballet me akuza serioze për mashtrim të konsumatorëve.
Një kliente ka konfirmuar për redaksinë se produktet e porositura i kanë mbërritur me defekte të dukshme. Sipas dokumentimit që disponon redaksia – përfshirë fotografi dhe komunikim të plotë – pasi ka kërkuar zëvendësim apo sqarim për cilësinë e mallit, ajo është bllokuar nga faqja.
Pra, jo zgjidhje. Jo përgjegjësi. Por bllokim.
Ky veprim ngre dyshime serioze mbi mënyrën e operimit të kësaj faqeje dhe respektimin e të drejtave elementare të konsumatorëve.
Të shesësh produkte me defekte dhe të mbyllësh komunikimin sapo klienti kërkon llogari është praktikë që cenon besimin dhe dëmton qytetarët.
Redaksia disponon provat dhe do të vazhdojë ta ndjekë këtë rast. Ftojmë edhe qytetarët e tjerë që kanë pasur përvoja të ngjashme me këtë faqe të raportojnë.



